Klubi Sportiv Emerald

Klubi Sportiv Emerald

Mysafirët e hotelit bëhen automatikisht anëtarë të klubit sportiv dhe kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë të gjitha hapësirat dhe mjetet rekreative siç janë pishina e brendshme dhe e jashtme, xhakuzi, salla e ushtrimeve, saunat dhe fusha e tenisit.
Hoteli Emerald është hoteli i vetëm në Kosovë që posedon 2 pishina. Pishina e jashtme është me madhësi gjysmëolimpike dhe ka disa opsione për rekreacion në ujë dhe shtretër për diellosje.
Përveç shfrytëzimit të pishinës, ofrohen edhe aerobiku ujor si dhe mësime noti nga një kampione ndërkombëtare noti.

 

BarWiFi FalasTelefon