Darsmat në Emerald

Darsmat në Emerald

 Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për ju dhe për partnerin tuaj dita juaj e dasmës. E gjitha kjo fillon me zgjedhjes e vendit perfekt për dasmën tuaj dhe pastaj vazhdohet me planifikimin dhe përgatitjet tjera gjer në detajin më të vogël.

Duke i shfrytëzuar të gjitha resurset dhe dijen profesionale që e kanë për ngjarje me përmasa të vogla apo të mëdha, planifikuesit tonë të dasmave do t’ju ndihmojnë që këtë natë ta mbani në mend përjetësisht. Na lejoni që Emerald-i t’ju ndihmojë gjer në  detajin më të vogël për ditën tuaj të madhe, duke filluar prej darkës intime provuese dhe qajit elegant martesor të pasditës, gjer tek akomodimi luksoz i natës dhe përfundimi me mëngjesin lamtumirës.