PËR NE

Info

Hoteli i parë me 5 yje i Prishtinës si dhe Qendra e Konventave me pajisje të një resorti madhështor.

Emerald Hotel është më shumë se vetëm Hotel, me resortin e vet që përfshin objekte dhe salla të takimeve të cilat mund të shfrytëzohen për kuvende, ekspozita, konferenca dhe ahengje.
Objektet e tij janë pa konkurrencë në Prishtinë dhe Kosovë dhe janë  të dizajnuara për të ofruar kënaqësi dhe relaksim për mysafirët. Hoteli Emerald mirëpret mysafirët në një parajsë të stilit të civilizuar
Duke qenë vetëm 10 minuta nga qendra e qytetit dhe 20 minuta nga aeroporti, Hotel Emerald është vend ideal për biznes ose për kalimin e kohës së lirë.

Veçoritë dhe pajisjet e dhomave të mysafirëve
Hoteli ka 72 dhoma për mysafirë që ofrojnë pamje panoramike si dhe vendosje të rehatshme në dhomat luksoze. Llojet e dhomave janë:

Për kënaqësinë tuaj, të gjitha dhomat e mysafirëve e kanë edhe rrjetin e internetit Wi-Fi, dritare të cilat mund të hapen për ajrosje,  kondicioner, shërbimin ditor të rregullimit të dhomës, shërbimin 24 orësh në dhomë, shërbimin ditor të  lavanderisë, mini barin dhe televizorin LCD, i cili përmban 70 kanale televizive të ndryshme. Vendosja në dhomë përfshin edhe anëtarësimin në Emerald Sport Club.

Veçoritë dhe kënaqësitë që ofron hoteli

Provojeni dhe shijojeni aromën e kuzhinës që ofrohet në hotelin tonë modern. Kemi tri hapësira për ngrënie që përfshijnë restorantin Italiano/Mediteran “Top Restaurant”, i cili ndodhet në katin e 5-të me një pamje panoramike, një lobi lounge, restorant bufe si dhe restorantin “Vera by the Pool” i specializuar për ushqim të pjekur në skarë me thëngjill.
Qasja në internet Wi-Fi ofrohet edhe në restorante, klubin sportiv, spa, pishinë të jashtme dhe në sallat e mbledhjeve si për mysafirë, poashtu edhe për vizitorët tjerë të hotelit.

Hoteli është gjithashtu i përshtatshëm edhe për mysfairë me aftësi të kufizuara, që kërkojnë kujdes të veçantë.