Takimet & Dasmat

Info

Ahengjet dhe Dasmat
Hoteli Emerald tashmë është bërë i njohur për popullatën lokale të Prishtinës, ate të Kosovës dhe të diasporës të cilët këtu organizojnë ngjarje të ndryshme si dasma apo seminare.  Njashtu Emerald-i është bërë i njohur edhe për korporatat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, organizatat e Bashkësisë Evropiane si dhe ambasadat apo përfaqësitë e ambasadave në Prishtinë. Nëse jeni duke planifikuar ndonjë darkë të fundvitit, aheng për ditëlindje apo ndonjë ngjarje tjetër të veçantë lidhur me korporatën, menaxherët tonë të shitjes dhe planerët e menyve do t’ju mundësojnë një ngjarje te paharrueshme.

Ahengjet
Qoftë nëse jeni duke planifikuar ndonjë ngjarje më të madhe apo thjesht një takim familjar, Hoteli Emerald i ka hapësirat ideale për ngjarjen tuaj të veçantë. Departamenti ynë i ahengjeve do të ketë kënaqësinë që t’ju ndihmojë për nevojat tuaja të planifikimit.

Dasmat
Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është për ju dhe për partnerin tuaj dita juaj e dasmës. E gjitha kjo fillon me zgjedhjes e vendit perfekt për dasmën tuaj dhe pastaj vazhdohet me planifikimin dhe përgatitjet tjera gjer në detajin më të vogël.
Duke i shfrytëzuar të gjitha resurset dhe dijen profesionale që e kanë për ngjarje me përmasa të vogla apo të mëdha, planifikuesit tonë të dasmave do t’ju ndihmojnë që këtë natë ta mbani në mend përjetësisht. Na lejoni që Emerald-i t’ju ndihmojë gjer në  detajin më të vogël për ditën tuaj të madhe, duke filluar prej darkës intime provuese dhe qajit elegant martesor të pasditës, gjer tek akomodimi luksoz i natës dhe përfundimi me mëngjesin lamtumirës.