RRETH NESH

Mirë se vini në Hotel Emerald!

Si hotel rezort dhe i konferencave i parë i këtij lloji në Kosovë, Hotel Emerald kombinon elegancën me rehatinë dhe shërbimet luksoze.

Hotel Emerald ndodhet në autostradën kryesore midis Prishtinës dhe Shkupit, vetëm 10 minuta larg me makinë
nga qendra e Prishtinës dhe 15 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Hotel Emerald është unik si një destinacion akomodimi, takimi dhe darkimi,
me tre restorante të ndryshme, dy llobi dhe qendër të sofistikuar SPA me qendrën sportive.

Stafi i dedikuar i hotelit është i trajnuar për t’i dalë ndesh çdo nevoje tuaj me vëmendje ndaj çdo detaji.
Ne ofrojmë një listë të gjerë shërbimesh, akomodim hotelier me hapësirë të bollshme
dhe staf profesional të gatshëm për të përmbushur pritjet e çdo udhëtari.

Sinqerisht, Ekipi Emerald 

Veçoritë dhe shërbimet e Hotel Emerald

126 dhoma elegante me dekor bashkëkohor, duke përfshirë dhomat e llojit Standard, Premium, Deluxe dhe një dhomë me qasje për persona me aftësi të kufizuar. Hoteli gjithashtu ka 15 suita me hapësirë të bollshme duke përfshirë suitat e llojit Junior, Premium, Deluxe, një Suitë Ekzekutive dhe një Suitë Presidenciale, që të gjitha të pajisura me LCD TV me 60 kanale të ndryshme, minibar dhe kasafortë dhome.

Shërbimi i përditshëm i lavanderisë dhe pastrimit kimik për mysafirë.

Qasje falas në internet Wi-Fi në të gjitha hapësirat.

Tre restorante – The Top Restaurant që shërben ushqime të kulinarisë fine, Lobby Restaurant ku shërbehet mëngjesi me larmi të jashtëzakonshme në stilin bufe dhe restoranti – Vera pranë pishinës, ku çdo të shtunë dhe të diel, ofrohen ushqime nga skara, krahas ushqimit të shijshëm dhe të shëndetshëm që shërbehet gjatë gjithë muajve të verës.

Lounge Bar dhe Gallery Bar ndodhen në katin përdhesë ku shërbehen pije, kokteje, mëzëmra dhe ëmbëlsira të shkëlqyera, duke përfshirë kafenë espresso më të mirë në qytet.

Shërbimi në dhomë 24 orë.

Qendra për biznes 24 orë.

Recepcioni me dhomë të bagazheve.

Pishina e brendshme me sipërfaqe 1000 metra katrorë, qendra e fitnesit, sauna finlandeze, sauna bio, 3 pishina me vorbull dhe banja turke, salloni i bukurisë, masazhi tajlandez, dy pishina në ambient të hapur me bar dhe restorant me shërbimi të plotë dhe fushë tenisi.

Stafi që flet shumë gjuhë.

600 vende parkimi falas, për rehatinë tuaj.

3000 metra katrorë hapësirë për takime, bankete dhe ekspozita. Emerald ofron hapësirën më të madhe funksionale të mëvetësishme hoteliere në Kosovë me konfigurim të dhomave për të akomoduar çdo funksion.