Premium dyshe dhe teke

Dhomat Premium janë të madhësisë prej 35 metra katrorë dhe ofrojnë hapësirë të bollshme për rehati të mysafirit. Pajimet e dhomës janë nga materialet e cilësisë më të lartë për një hotel me 5 yje. Dhomat Premium dyshe ofrojnë shtrat të madhësisë king (200*200 cm), ndërsa dhomat Premium teke ofrojnë shtretër tekë me madhësi twin (120*200 cm).
Shtretërit janë të pajisur me dyshekë të cilësisë së lartë. Për të rritur rehatinë e mysafirëve, mbi dyshek kemi vënë shilten e butë dhe anatomike.