Suita Ekzekutive

Executive Suite është e madhësisë 80 metra katrorë dhe ofron të gjitha lehtësitë e një hoteli me pesë yje, duke përfshirë një sallon të veçantë dhe një dhomë gjumi, e lidhur me dhomën për stafin e sigurisë.
Suita përfshin shtrat të madhësisë queen, 2 LCD TV, tavolinë ngrënieje me 6 karrige, mini-kuzhinë dhe tavolinë pune me Wi-Fi falas, banjë me vaskë me masazh uji dhe dush të veçantë, tualet të veçantë për sallonin e pritjes që përfshin bide.