Takimet & Dasmat

Kthinat me përmasa madhështore të Qendrës së Konventave Emerald janë bërë vend me nam në Kosovë, ngase ofrojnë mjedis të përsosur për takime private, konferenca, darka vjetore, bankete, kokteje, ngjarje të veçanta të korporatave dhe dasma, ku ne garantojmë vëmendje ndaj detajeve.

Emerald ka hapësirën më të madhe funksionale të mëvetësishme hoteliere në Kosovë me konfigurim të dhomave për të akomoduar çdo funksion. Me sipërfaqe prej 3000 metra katrorë hapësirë për takime, bankete dhe ekspozita, Emerald ofron 6 dhoma për takime që mund të përshtaten sipas nevojës dhe paraqesin mjedis ideal për çdo ngjarje prestigjioze.

Sallat e konferencave mund të akomodojnë 12-800 persona.

Të gjitha sallat janë të pajisura me teknologjinë më të fundit, me ndriçim dhe zërim më të avansuar.

Salla e banketeve Beethoven

Salla e banketeve Beethoven ndodhet në katin përdhesë, ka hyrjen e vet të veçantë dhe është salla më e madhe e banketeve në hotel dhe në qytetin e Prishtinës, me hapësirë prej njëmijë metra katrorë. Me tavanin e saj pa shtylla, kapaciteti i uljes është fleksibël për deri në 800 vizitorë, duke lënë hapësirë ​​të mjaftueshme shtesë për të shijuar ngjarjen e organizuar.

Salla e banketeve Strauss 1 & 2

Salla e porsa ndërtuar e banketeve Strauss ndodhet në katin përdhesë, dhe ofron hyrjen e vet private dhe është salla e dytë më e madhe e banketeve në hotel. Kjo sallë për takime përmban dritë natyrore përmes dritareve të mëdha dhe pamje të bukur të pishinës dhe kopshteve të jashtme. Me tavanin e saj pa shtylla, ajo mund të ndahet në dy dhoma funksionale plotësisht të ndara.

Salla e konferencave Verdi

Salla e konferencave Verdi ka fleksibilitet të mjaftueshëm për të ndryshuar formatin e uljes në sallë mbledhjesh, dhomë mësimi, formë U, stil teatri dhe punëtorie. Përshtatshmëria e kapacitetit të ulëseve në sallën Verdi mundëson rregullimin e sallës për 40 deri në 100 mysafirë.

Salla e seminareve Vivaldi

Salla e seminareve Vivaldi është dhomë elegante për takime që mund të akomodojë në mënyrë të rehatshme deri në 30 mysafirë. Kjo sallë konferencash është e përkryer për konferencat që kërkojnë rregullimin në formë U, por mund të ndryshohet në stil teatri, në katror të zbrazët ose formë të dhomës së mësimit.

Salla e mbledhjeve Mozart

Salla e mbledhjeve Mozartit është dhomë elegante për mbledhje dhe paraqet mjedis ideal për takime biznesi dhe konferenca me deri në 12 mysafirë.