Restoranet & Baret

Hotel Emerald ofron destinacion të veçantë për darkë, me tre restorante të ndryshme,
dy bare salloni dhe 2 bare pishine që janë të hapura vetëm gjatë muajve të verës.
Restorantet dhe baret u ofrojnë mysafirëve tanë shumëllojshmëri zgjedhjesh gjatë qëndrimit të tyre në Hotel Emerald.
Përjetoni shijet dhe aromat e kuzhinës ndërkombëtare të ofruara në restorantet tona duke përfshirë restorantet
“The Top Restoranti”, “Lobby Restoranti” dhe “Vera pranë pishinës”.
Shërbimi në dhomë është në dispozicion 24 orë në ditë

Top Restoranti

Top Restoranti elegant dhe i sofistikuar ofron kulinari fine të përgatitur nga mjeshtri ynë i kuzhinës, Shefi Babalija.
Restoranti ka tarracën e mbuluar për ngrënie në ambient të hapur.
“The Top Restoranti” ka një ndër koleksionet më të shquara të verës në Kosovë

Vera pranë pishinës

“Vera pranë pishinës” zgjon ndjenjën e një restoranti të rezorteve hoteliere
dhe ofron shumëllojshmëri të pjatave nga sanduiçet, sallatat, deri te mishi dhe peshku i pjekur në skarë.
Çdo të shtunë dhe të diel, ofrohen ushqime nga skara, krahas ushqimit
të shijshëm dhe të shëndetshëm që shërbehet gjatë gjithë muajve të verës.
Janë edhe 2 bare që ofrojnë shumëllojshmëri të koktejeve,
pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

Lobby Restoranti

Lobby Restoranti është lokali kryesor i hotelit që ofron shërbimet e mëngjesit dhe bufesë.
Çdo mëngjes shërbehet një mëngjes i larmishëm dhe i begatshëm, me zgjedhje të pjatave të nxehta dhe të ftohta,
të kombinuara me shumëllojshmëri të brumërave, pjekurinave dhe bukës.
Përveç kësaj, ju mund të shijoni edhe bufenë me pjata ndërkombëtare.

Lounge Bar & Galeri Bar

Baret Lounge dhe Galeri janë të hapura 24 orë dhe ndodhen në katin përdhesë të hotelit.
Këtu mund të gjeni pije, kokteje, mëzëmra, ëmbëlsira nga më të ndryshmet,
duke përfshirë kafenë espresso më të mirë në qytet.