Dhomat

Për rehatinë e mysafirëve tanë, ne ofrojmë dhoma moderne Standarde, dhoma ekskluzive Premium dhe Deluxe dhe 15 suita me hapësirë të bollshme, duke përfshirë suitat Junior, Deluxe, Luxury, Ekzekutive dhe një Suitë Presidenciale, të pajisura të gjitha me mjete moderne dhe bashkëkohore.

Të gjitha dhomat e mysafirëve kanë banja elegante, disa të pajisura me vaska me masazh uji, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar të kontrolluar, dritare që hapen, Wi-Fi falas, LCD TV me shërbim kabllovik premium dhe kanale ndërkombëtare, telefon me lidhje të drejtpërdrejtë, pajisje për çaj/kafe, kasafortë në dhomë dhe minibar.

Shërbimi i mirëmbajtjes së dhomës ofrohet dy herë në ditë, duke përfshirë shërbimin e përgatitjes së shtratit për gjumë.

Restorantet & Baret

Hotel Emerald ofron destinacion të veçantë për darkë, me tre restorante të ndryshme. Restorantet u ofrojnë mysafirëve tanë shumëllojshmëri zgjedhjesh gjatë qëndrimit të tyre në Hotel Emerald

Përjetoni shijet dhe aromat e kuzhinës ndërkombëtare të ofruara në restoranet tona duke përfshirë restoranet si: “The Top Restorani”, “Lobby Restorani”, dhe “Vera pranë pishinës”

Shërbimi në dhomë është në dispozicion 24 orë në ditë!

Më shumë

Takimet & Dasmat

Kthinat me përmasa madhështore të Qendrës së Konventave Emerald janë bërë vend me nam në Kosovë, ngase ofrojnë mjedis të përsosur për takime
private, konferenca, darka vjetore, bankete, kokteje, ngjarje të veçanta të korporatave dhe dasma, ku ne garantojmë vëmendje ndaj detajeve.
Emerald ka hapësirën më të madhe funksionale të mëvetësishme hoteliere në Kosovë me konfigurim të dhomave për të akomoduar çdo funksion.
Me sipërfaqe prej 3000 metra katrorë hapësirë për takime, bankete dhe ekspozita, Emerald ofron 6 dhoma për takime
që mund të përshtaten sipas nevojës dhe paraqesin mjedis ideal për çdo ngjarje prestigjioze.

Sallat e konferencave mund të akomodojnë 12-800 persona

SPA & Qendra Sportive

SPA & Qendra sportive Emerald përfshine një sipërfaqe prej 6000 metra katrorë ku mund të shijoni qendrën tonë SPA me pishinën e brendshme, qendrën e fitnesit, saunën finlandeze, saunën bio, 3 pishina me vorbull dhe banjën turke, sallonin e bukurisë, masazhin tajlandez. Gjatë muajve të verës, mysafirët mund të kalojnë kohën dhe të pushojnë në dy pishinat tona në ambient të hapur me bar dhe restorant me shërbimi të plotë dhe fushë tenisi.

Relaksohuni dhe shijoni pushimet tuaja!

HOTEL EMERALD