Kjo suitë përbëhet nga 2 pjesë të veçanta, duke përfshirë 2 kthina qëndrimi ditor, 2 dhoma gjumi dhe 4 banja.
Dhoma kryesore e qëndrimit ditor përfshin sallonin e veçantë me mini-kuzhinë, ndërsa banja kryesore përfshin vaskën me masazh uji,
saunën finlandeze dhe dushin e veçantë jashtëzakonisht të sofistikuar. E gjithë hapësira është e mbuluar me një kombinim ekstravagant
të mermerit italian dhe dyshemesë së shtruar me parket nga pisha gjermane.
Orenditë e dhomës përfshijnë shtratin e madhësisë king me dyshek presidencial, 4 LCD TV,
tavolinë ngrënieje me 8 karrige dhe tavolinë pune me Wi-Fi falas.
Mysafirët që qëndrojnë në Suitën Presidenciale gëzojnë paketën luksoze të mirëseardhjes VIP.